Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë sfiduar kurrë më shumë se në vitet e fundit

GD
Gazeta Demos30 qershor 2026 në 21:14
Haradinaj: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA nuk janë sfiduar kurrë më shumë se në vitet e fundit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka vlerësuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë sfiduar më shumë se kurrë gjatë viteve të fundit.

Haradinaj tha se trajektorja e deritanishme e raportit bilateral është ndërtuar mbi bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-në, ndërsa theksoi se tani është momenti që Kosova t’ia kthejë, siç u shpreh ajo, “borxhin moral dhe politik” aleatit të saj kryesor.

“Asnjëherë si këto vitet e fundit nuk është sfiduar transformimi normal i marrëdhënieve Kosovë-SHBA. E tërë trajektorja e këtij raporti ka qenë e tillë që shqiptarët kanë qenë bashkëpunues, ndërsa Amerika ka qenë kërkuese ndaj Kosovës. Tani, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet t’ia kthejë atë borxh moral e politik që për këtë çerek shekulli SHBA-ja ka investuar dhe e ka ndihmuar Kosovën të jetë kjo që është”, deklaroi Haradinaj në Rubikon.

Ajo shtoi se debati publik në Kosovë, sipas saj, me të drejtë kërkon nga qeveria dhe institucionet që të sillen si partnere të SHBA-së dhe të mos lejojnë, siç tha, të sfidohet trajektorja normale e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale.

“Prandaj edhe i gjithë debati publik që zhvillohet në Kosovë me të drejtë kërkon nga qeveria dhe institucionet që të sillen si partnere të SHBA-së, ashtu siç kemi punuar tash e mbi 20 vite, dhe të mos sfidohet trajektorja normale e transformimit të marrëdhënieve bilaterale”, tha më tej Haradinaj

Meliza haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gllarevë të Klinës, intervenon KFOR-i e FSK-ja
  • 09:43E rëndë në Prishtinë: Burri gjendet pa shenja jete në rrugë
  • 09:41Nesër varroset Jetmir Sopi, 30-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Malishevë
  • 09:24Plagosje misterioze në Podujevë: Po rrinin në oborr kur papritur dëgjohet një krismë – i riu goditet nga plumbi, përfundon në QKUK
  • 09:21Tragjike: 30 vjeçari humb jetën në një aksident në Janiqishtë të Malishevës