Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj: Kurti edhe nëse e kandidon Osmanin për Presidente, e bën për ta çuar vendin në zgjedhje

GD
Gazeta Demos26 shkurt 2026 në 22:02
Haradinaj: Kurti edhe nëse e kandidon Osmanin për Presidente, e bën për ta çuar vendin në zgjedhje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se procesi i zgjedhjes së presidentit po përdoret si mjet për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Sipas Haradinajt, Kurti po synon krijimin e një situate që mund të përfundojë me zgjedhje të reja parlamentare.

“Krejt çka i ka marrë prej Vjosës, fare s’po i investon për Vjosën. Dhe nëse e qet ka me qit veç me na çu në zgjedhje. Kurti është ka don me na çu në zgjedhje, dhe në zgjedhje po na çon. Dhe i kisha thënë presidentes fare mos i mbledh nënshkrimet, se është veç met të vonu, poshtru, me të qit në peshore. Kurti është ka ia luan lojën asaj, sepse po i dhimbet çka do koftë që e ka mbërri e sukses 51 për qind me ndihëm e Vjosës, po i dhimbset me ia kthy edhe qoftë një për qind. S’po ka mëshirë politike ndaj askujt, sepse po do një kontroll të plotë, ai dhe vetëm ai”, ka thënë Haradinaj.

Procesi i zgjedhjes së presidentit në Kosovë po zhvillohet në një afat të ngushtë kushtetues. Mandati i presidentes aktuale përfundon më 4 prill 2026, ndërsa afati i fundit për votimin e presidentit të ri është 4 mars 2026.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, në dy rundet e para për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota nga 120 deputetë, ndërsa çdo kandidaturë duhet të mbështetet nga 30 nënshkrime deputetësh. Nëse asnjë kandidat nuk arrin shumicën e kërkuar në dy rundet e para, në rundin e tretë mjaftojnë 61 vota.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh./RTV Dukagjini

Më shumë nga Lajme

  • 15:54Kurti u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë për Këshillin Kombëtar Shqiptar
  • 15:40Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale
  • 15:17371 kandidatë hyjnë në test për 34 pozita të prokurorëve të rinj, 10 vende të rezervuara për komunitetin serb
  • 15:16Kurti: Gjatë vitit 2025 janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar në Kosovë
  • 15:14A do të kandidojë ai ose prindi i tij, Sami Lushtaku për kryetar të PDK-së, flet Mërgim Lushtaku