Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

GD
Gazeta Demos26 prill 2026 në 14:33
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e parë publike të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e zonës së Drenocit dhe luftëtarëve të saj në rrjedhën e luftës çlirimtare.

Ai ka bërë të ditur se në këtë përvjetor iu bashkua kryetarit Smajl Latifi, familjeve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve në Drenoc, të cilin e cilësoi si “shtyllë të luftës sonë çlirimtare”.

Sipas tij, pas daljes publike të UÇK-së në Drenicë dhe Dukagjin, Serbia synonte ta ndalte mobilizimin dhe zgjerimin e luftës, por rezistenca në Drenoc ndikoi në ndryshimin e rrjedhës së saj dhe nxiti përhapjen e luftës edhe në zona të tjera.

“Drenoci dhe luftëtarët e saj trima ndryshuan rrjedhën e luftës dhe nxitën edhe zonat tjera për ta shtuar zjarrin ndaj armikut. Kjo rezultoi që në pranverën e vitit 1998, UÇK të shtrihej në të gjithë vendin. Andaj, kur i kujtojmë dëshmorët dhe heronjtë, asnjëherë nuk harrojmë se ata ishin në një mision të vetëm, çlirimin e shqiptarëve nga robëria. Liria erdhi dhe për të kaluam shumë plagë, humbëm shumë njerëz të dashur”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, ai thekson se NATO e prirë nga Amerika, u vu në anën e Kosovës.

“UÇK në tokë dhe NATO e prirë nga Amerika në qiell, sollën lirinë e shumëpritur për shekuj. Misionin tonë për sigurimin e lirisë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, të udhëhequr nga Amerika”, përfundoi kreu i Aleancës.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 20:55Osmani në New York, pjesë e hapjes së “Qatar Economic Forum”
  • 20:32Musliu-Shoshi: Kosova dhe Shqipëria duhet të veprojnë bashkë!
  • 20:25Shehu pas kërcënimit ndaj turistëve: Ftoj organet e rendit ta zbardhin rastin
  • 20:24Paralajmërimi për Kosovën: Vendimi i speciales me pasoja në diplomaci
  • 20:10Ende pa filluar protesta, qindra qytetarë mblidhen në shesh