Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: E habitshme qysh Prokuroria s’është vënë në lëvizje

GD
Gazeta Demos18 janar 2026 në 11:46
Haradinaj kërkon rinumërim në gjithë Kosovën: E habitshme qysh Prokuroria s’është vënë në lëvizje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se rinumërimi i pjesshëm i votave po nxjerr në pah një skemë manipulimi në nivel shqetësues.

Sipas tij, vota duhet të rinumërohet një për një, dhe se pa rinumërim të tërësishëm nuk sigurohet integriteti i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Rinumërimi i pjesshëm i votave të kandidatëve po e nxjerr në shesh një skemë manipulimi të përmasave shqetësuese të votës së qytetarit. Procesi i këtyre zgjedhjeve qysh sot është lënduar dhe pas këtyre gjetjeve, vota duhet të rinumërohet një për një. Pa rinumërim të tërësishëm, nuk sigurohet integriteti i këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai thotë se është e habitshme se si Prokuroria nuk është vënë në lëvizje.

“E habitshme qysh Prokuroria nuk është vënë në lëvizje qysh sot. Demokracia nuk mund të jetë viktimë e një grushti hajdutësh. Apeloj tek të gjithë mekanizmat që me vendimet e veprimet e tyre ta mbrojnë votën e qytetarit dhe ta rikthejnë integritetin e zgjedhjeve të 28 Dhjetorit. Çdo drejtim tjetër do të kishte pasoja të pariparueshme”, ka thënë Haradinaj.

Më shumë nga Lajme

  • 07:45Sot mbahet protestë gjithëpopullore, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
  • 07:43Von der Leyen sot në Kosovë, takon krerët institucionalë
  • 07:37KEDS njofton, këtp vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:28Parashikimi i motit: Diell e vranësira
  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …