Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: Ka pasur komunikim për koalicion me LDK-në

GD
Gazeta Demos3 dhjetor 2025 në 21:13
Haradinaj: Ka pasur komunikim për koalicion me LDK-në

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se mes AAK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka pasur komunikim të drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

I ftuar në studion e “Politikos”, Haradinaj tha se AAK-ja ka qenë e hapur ndaj këtij opsioni dhe e ka parë si një mundësi reale, megjithëse afatet e shkurtra dhe presioni për përgatitje kanë qenë sfidë për krijimin e një liste të përbashkët.

“Komunikim ka pasur edhe drejtpërdrejtë në të gjitha nivelet me LDK-në dhe nuk kemi qenë kundër, jemi kanë shumë të hapur. E kemi pa si një mundësi reale,” u shpreh ai.Haradinaj theksoi se duhet kuptuar situata e jashtëzakonshme dhe dinamika e shpejtë e zgjedhjeve, çka e vështirëson koordinimin e një liste të përbashkët brenda një kohe kaq të shkurtër. Megjithatë, ai insistoi se marrëdhëniet mes dy partive mbeten shumë të mira.

“Mendoj që kemi raporte tepër të shëndosha me LDK-në,” tha nënkryetari i AAK-së.Ai shtoi se personalisht ka qenë në favor jo vetëm të një marrëveshjeje me LDK-në, por edhe të një koalicioni më të gjerë opozitar.

“Unë kam qenë pro dhe po ashtu kam qenë pro edhe për një koalicion të gjerë ku do të ishin të gjitha partitë politike opozitare në një listë të përbashkët,” deklaroi Haradinaj.

AAK

Më shumë nga Lajme

  • 16:42SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
  • 16:42Turqia kërkon urdhërarrest ndërkombëtar për Netanyahun
  • 16:41E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator
  • 16:40147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
  • 16:25“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën