Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti është pajtuar me BE-në që të bëjë lëshime sa i përket implementimit të Ligjit për të Huajt. Kosova, sipas këtij dakordimit të Kurtit, do të mundësojë që serbët të regjistrohen në Regjistrin Civil të vendit duke njohur si dokument valid për këtë proces letërnjoftimin e lëshuar nga Serbia.
“Pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, sot me plot gojë Kryeministri jonë tha se po u hapim edhe një dritare dokumenteve të tjera jolegale për serbët”, ka shkruar Haradinaj.
