Kuvendi i Kosovës po mban homazhe përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademik, Rexhep Qosja.

Haradinaj me këtë rast ka shkruar ngushëllimet e tij në Librin e Zisë.