Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se aleanca me NATO-n në krye me ShBA është qenësore për Kosovën.

Haradinaj duke iu referuar, dërgimit të FSK-së në Ujman, për të gjetur trupin e një 33 vjeçari, ka thënë se vendimet e marrura në koordinim me aleatët janë pashmangshëm në favor të shtetit tonë sovran dhe të ardhmes.

“Hisedarët e shtetësisë së Kosovës nuk mund të anashkalohen, i jemi përjetësisht falënderues NATO-s dhe trupave të tyre të KFOR-it për angazhimin e vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë dhe kapaciteteve tona ushtarake të FSK-së”, ka shkruar kreu i AAK-së.