Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se ka caktuar “Strazimirin” si pikëkalim kufitar të përkohshëm me Maqedoninë e Veriut .

Kjo pikë do të hapet për qarkullim nga 25 korriku deri më 25 shtator, në orarin 08:00-20:00.

“Pika e Kalimit Kufitar e përcaktuar me këtë Vendim hapet për aktivitet dhe manifestime kulturore, shkencore, profesionale, sportive dhe /apo turistike”, thuhet në vendim.