Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 13:17
Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Ministria e Arsimit ka njoftuar se nga sot, më 27 korrik, është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Ministria ka njoftuar të gjithë prindërit dhe kujdestarët se aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026. Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

“Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që: – xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë; – të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Aplikimi thuhet se do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

“Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, Ministria do t’ia dorëzojë Agjencisë për Shoqërinë e Informacionit, listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Më shumë nga Lajme

  • 14:34“Liri për çlirimtarët”, shqiptarët në New York protestojnë për katërshen e UÇK-së
  • 14:28Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë
  • 14:27Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital
  • 14:26Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe
  • 14:26Protestë edhe në Itali në kundërshtim të vendimit të Speciales