Një hapësirë e braktisur, pritet që së shpejti të kthehet në një stacion artistik. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Kjo afër stacionit të trenit në kryeqytet. Rama ka theksuar se në këtë formë, gërmadhat po kthehen në stacione artistike. “Gërmadhat po i kthejmë në stacione artistike për kryeqytetin dhe të gjithë që vijnë me vizitu Prishtinën”, ka shkruar Rama. Projektet e Ramës mund të gjenden në platformën Prishtina Work.