Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Varfërimi i qytetarëve nga shkurti i vitit të kaluar është rritur për 6%

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 12:34
Hamza: Varfërimi i qytetarëve nga shkurti i vitit të kaluar është rritur për 6%

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, në seancën e thirrur për të diskutuar mbi çështjen e çmimit të naftës, ka thënë se Qeveria nuk është duke e marrë në konsideratë ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve.

“Kjo vazhdon të varfërojë qytetarin e Kosovës”, tha ai.

Hamza tha se Qeveria nuk është duke i lexuar as zhvillimet dhe indikatorët makroekonomikë dhe financiarë.

“Kemi raportin e fundit të FMN-së, i cili nuk thotë diçka më tepër se ato që i kemi thënë ne. Rritja ekonomike, për vitin 2025, vlerësohet se është 3.6, që është më e ulëta me vitet e fundit. Për më keq, parashikimet janë edhe më të zbehta, ku për vitin 2026 parashihet rritje ekonomike prej 3.3 për qind”.

“Inflacioni, për me thënë në gjuhën popullore, rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës, varfërimi i qytetarëve, në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit paraprak, është 6%. Prandaj, ne e përkrahim çdo masë e cila shkon në drejtim të përmirësimit të standardeve të qytetarëve të Kosovës”, u shpreh deputeti i PDK-së.

bedri hamza

Më shumë nga Lajme

  • 19:49Rama: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër ish-krerëve të UÇK-së
  • 19:47“Nëse as këto ngjarje nuk na bashkojnë s’mbetet t’i dhimbsemi askujt”, Shqiptar Demaçi apel politikanëve pas verdiktit të Hagës
  • 19:43Daut Haradinaj: Politika duhet të ulet urgjentisht në tavolinë për reagim shtetëror
  • 19:38Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Skenderaj
  • 19:37Kur pritet të përfundoj sanimi në rrugën “Holger Pedersen, flet drejtoresha Pllana