Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malajn.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se me Malajn bashkëbisedoi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.
