Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hamza takon kryetarët e komunave të PDK-së, fokus në mobilizim dhe organizim politik

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 18:03
Hamza takon kryetarët e komunave të PDK-së, fokus në mobilizim dhe organizim politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim pune me kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave që udhëhiqen nga PDK, ku fokusi kryesor ishte rritja e mobilizimit dhe forcimi i organizimit politik, në funksion të shërbimit sa më të mirë për qytetarët.

Kryetari Hamza theksoi se përballë zhvillimeve politike dhe sfidave ekonomike është thelbësore që strukturat e partisë të jenë të organizuara, aktive dhe të lidhura ngushtë me qytetarin

Ai shtoi se pikërisht përmes një organizimi në terren dhe një mobilizimi të gjerë politik, PDK mund të ndërtojë një program të qartë, të realizueshëm dhe në përputhje me nevojat reale të qytetarëve.

“Degët tona duhet të jenë qendra të ideve, të angazhimit dhe të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët. Vetëm përmes një organizimi të mirëfilltë dhe një mobilizimi të sinqertë mund të vijmë me një platformë politike që i përgjigjet pritshmërive të tyre”, u shpreh Hamza.

Në këtë takim u diskutua edhe për rritjen e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe për përfshirjen sa më të gjerë të strukturave partiake në procesin e përgatitjes së politikave dhe alternativave zhvillimore.

Duke ruajtur një qasje të përgjegjshme dhe konstruktive ndaj zhvillimeve politike në vend, Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar që përmes organizimit të brendshëm dhe angazhimit në terren, të ndërtojë një platformë serioze dhe të nevojshme për qytetarët e Kosovës.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:21Dy të rinj nga Vushtrria kapen në Morinë, ishin dënuar nga Gjermania me nga 15 vjet burgim
  • 16:16ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
  • 16:15Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës
  • 16:03Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova ta harrojë integrimin dhe anëtarësimin në BE
  • 15:59Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri