Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Qytetarët po ikin sepse e kanë humbur shpresën – kjo gjendje do të ndryshojë

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 23:40
Hamza: Qytetarët po ikin sepse e kanë humbur shpresën – kjo gjendje do të ndryshojë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar ish-qeverinë Kurti II, duke e akuzuar për dështim në menaxhimin e krizës së kostos së jetesës, duke e cilësuar rritjen e çmimeve si barrën kryesore që ka rënduar jetën e qytetarëve gjatë viteve të fundit.

Në një paraqitje televizive në emisionin “Debat Plus”, Hamza vuri theksin te rritja e çmimeve tek produktet esenciale në veçanti.

Sipas Hamzës, rritja e çmimeve nuk është margjinale, por ka prekur nivele shqetësuese prej 40 deri në 50 për qind. Ai gjithashtu veçoi shtrenjtimin e energjisë elektrike si një faktor zinxhir që ka rritur koston e operimit për të gjitha bizneset, qofshin ato prodhuese apo shërbyese.

Hamza e ndërlidhi situatën e rënduar ekonomike direkt me ikjen e qytetarëve nga Kosova. Ai u shpreh se emigrimi po ndodh sepse qytetarët e kanë humbur shpresën në perspektivën e vendit.

Megjithatë, ai e përmbylli deklaratën e tij me një zotim për ndryshim, duke thënë se “kjo gjendje do të ndryshojë” .

“Në vitet e fundit në Kosovë ka dominuar rritja e çmimeve, inflacioni, sidomos te produktet e shportës bazë. Rritja e çmimeve me 40 me 50 për qind. Rritja e çmimit të energjisë elektrike, që është një element që ndikon në koston e operimit të të gjitha bizneseve, qofshin ato prodhuese apo shërbyese, e ka përkeqësuar standardin e jetesës të qytetarëve të Kosovës. Pagat dhe pensionet nuk e kanë përcjellë nivelin e rritjes së çmimeve dhe në këtë mënyrë është përkeqësuar standardi i jetesës. Si rezultat, ne e kemi edhe emigrimin, sepse e kanë humbur shpresën në Kosovë dhe kjo gjendje do të ndryshojë.” – tha Hamza

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:34Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare
  • 22:31Përparim Gruda: S’duhet të jemi pishman për themelimin e Speciales
  • 22:21“OKEJ” - “Unë të dua…” – Disa prej pankartave që ranë në sy në ditën e 6-të të protestës
  • 21:56Apeli në Hagë, Supremja në Kosovë - Gruda tregon çka parasheh projektligji i PDK-së
  • 21:46Nasim Haradinaj: I vetmi që mundet me ba diçka tash është Albin Kurti