Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza priti ambasadorin jorezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja

GD
Gazeta Demos17 korrik 2026 në 11:52
Hamza priti ambasadorin jorezident të Irlandës: Kosova ka nevojë për institucione të reja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimit evropian dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Irlandës.

Hamza shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe vlerësoi prioritetet e Irlandës si kryesuese e Këshillit të Bashkimit Evropian, duke theksuar se Irlanda mbetet një model frymëzues për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën politike pas zgjedhjeve dhe nevojën për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Hamza theksoi se PDK-ja e mbështet përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian dhe kërkon që edhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Në përfundim, Hamza ritheksoi se orientimi strategjik i Kosovës mbetet i pandryshuar: anëtarësimi i plotë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Lajme

  • 09:04Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë, Hamburgu i nënshtrohet stërvitjes masive të NATO-s
  • 08:58Punonte pa leje në Gjermani, shqiptari arrestohet gjatë kontrollit të Doganës
  • 08:45Dy të arrestuar në Pejë, u sekuestruan dy pistoleta dhe 17 fishekë
  • 08:45BE-ja për protestat në Kosovë pas aktgjykimit në Hagë: Demonstratat paqësore janë e drejtë themelore
  • 08:39Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës