Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza pret Drejtoreshën e NDI-së: Kosova duhet ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së

GD
Gazeta Demos8 korrik 2026 në 14:49
Hamza pret Drejtoreshën e NDI-së: Kosova duhet ta përshpejtojë rrugën drejt BE-së

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot Drejtoreshën e Zyrës së NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Sipas njoftimit për media, Hamza ka vlerësuar rolin e NDI-së për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen që kjo organizatë i ka dhënë PDK-së ndër vite.

“Jemi falënderues për ndihmën që keni dhënë për ngritjen e kapaciteteve partiake dhe të institucioneve të Kosovës në përgjithësi”, u shpreh Hamza.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e përgjithshme politike, sidomos pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 qershorit.

Lideri i PDK-së u shpreh se Kosova ka nevojë për institucione qeverisëse që e kthejnë vëmendjen kah zhvillimi dhe integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu e njoftoi delegacionin e NDI-së për përgatitjet për zgjedhjet e brendshme në PDK.

Nga ana tjetër, Soderberg u shpreh e gatshme që të vazhdohet ky bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Më shumë nga Lajme

  • 21:33Nëna Ferdonije i bashkohet protestës në Gjakovë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 21:27Vazhdon protesta në Prishtinë, sheshi mbushet me qytetarë në ditën e 12-të
  • 21:06Demhasaj: Çka po ndodh me PDK-në? Po ta respektonin luftën, nuk do t’i bënin argatin Albin Kurtit
  • 21:03Foda tregon se ku dështoi Kosova
  • 21:02Lëshon pe Veton Berisha, dorëzon mandatin si kryetar i PLE-së