Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po shihet se tashmë është në panik.
Ai ka theksuar se administrata dhe institucionet nuk mund të ndahet sipas bindjeve politike, duke potencuar luralizmin në Kosovë.
“Ende ka në administratë njerëz të PDK-së, në drejtësi dhe në institucione të tjera, madje edhe në media [sipas Kurtit]. Kjo tregon se njerëzit kanë të drejtë të ruajnë bindjet e tyre politike dhe të votojnë sipas tyre. Kurrë në karrierën time nuk ka lëvizur askush prej pozitës për shkak të bindjeve politike.”
