Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur angazhimin e vet sa i përket zgjedhjes së presidentit. Kjo u bë e ditur sot nga kryetari Bedri Hamza.
Hamza në Rubikon në Klan Kosova ngriti shqetësimin se nëse nuk shkohet në zgjedhje brenda afatit kushtetues, mund të futemi në anarki.
“Në qoftë se zgjedhjet nuk organizohen në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk po i referohna datës, po i referohem vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku t’i bie data brenda atij vendimi për neve është e pranueshme”, u shpreh ai në KlanKosova.
