Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, bashkë me familjen e tij, është bërë pjesë e protestës që po mbahet në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Hamza ka marrë pjesë në natën e 13-të të protestës në sheshin “Skënderbeu”, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur në përkrahje të çlirimtarëve.
"Bashkë me familjen, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 13-të, përkrah qytetarëve të jashtëzakonshëm të këtij vendi, të bashkuar rreth vlerës sonë madhore: UÇK-së. Liri për çlirimtarët! Jo në emrin tim", ka shkruar Hamza.




