Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj

GD
Gazeta Demos21 gusht 2026 në 17:36
Hamza mbështet Marshin për Liri më 12 shtator: Të bashkohemi në Prishtinë, Kosova do ta mbrojë të vërtetën e saj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur mbështetjen e plotë për Marshin për Liri, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, nën moton “Kosova po pret”.

Përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve, Hamza ka bërë thirrje për mobilizim të gjerë dhe pjesëmarrje në marsh, duke theksuar se 16 shtatori është një datë e rëndësishme për Kosovën dhe për të vërtetën e luftës çlirimtare.

“Edhe 25 ditë na ndajnë nga 16 shtatori, një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe për të vërtetën e luftës sonë çlirimtare. Në prag të kësaj date, duhet ta ngremë edhe një herë zërin për historinë që e kemi jetuar dhe për çlirimtarët tanë”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka ftuar të gjitha strukturat e partisë, në çdo komunë, degë dhe nëndegë, që të mobilizohen dhe t’i bashkohen organizimit të 12 shtatorit.

“Si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e mbështes plotësisht marshin e organizuar nga platforma ‘Liria ka Emër’, më 12 shtator në Prishtinë. I ftoj të gjitha strukturat e PDK-së, në çdo komunë, degë dhe nëndegë, që të mobilizohen dhe t’i bashkohen këtij organizimi qytetar”, ka thënë ai.

Hamza ka paralajmëruar se deri më 16 shtator do të zhvillohen edhe aktivitete të tjera për të avokuar për drejtësi, për lirinë e çlirimtarëve dhe për pritjen e tyre në Kosovë.

Ai ka theksuar se marshi duhet të tejkalojë ndarjet partiake, duke u bërë thirrje qytetarëve të të gjitha bindjeve politike që të marrin pjesë.

“Askush nuk duhet të mbetet anash kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të vërtetës sonë. Prandaj, i ftoj të gjithë qytetarët, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie politike, që më 12 shtator të jemi bashkë në Prishtinë. Sepse kjo nuk është çështje partie, por çështje e historisë, e lirisë dhe e dinjitetit tonë shtetëror”, ka deklaruar Hamza.

Në fund të videomesazhit, kryetari i PDK-së ka bërë thirrje që më 12 shtator në Prishtinë të mblidhen qytetarë nga e gjithë Kosova dhe nga të gjitha gjeneratat.

“Më 12 shtator, le të jemi të gjithë në Prishtinë. Nga çdo komunë. Nga çdo lagje. Nga çdo gjeneratë. Kosova e di historinë e saj. Kosova është krenare me të. Dhe Kosova do ta mbrojë me çdo formë të vërtetën e saj”, ka përfunduar Hamza.

VIDEO:

hamzashtatormarshin

Të ngjashme

Hamza me mesazh për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Hamza me mesazh për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

21:26
E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator

E konfirmon Ministria, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator

16:41
“Kosova po pret”: Katër ditë para verdiktit në Hagë, Prishtina marshon për liri më 12 shtator

“Kosova po pret”: Katër ditë para verdiktit në Hagë, Prishtina marshon për liri më 12 shtator

16:25
Mësimi nis më 1 shtator, nuk priten greva

Mësimi nis më 1 shtator, nuk priten greva

11:24

Më shumë nga Lajme

  • 18:30Ebola përhapet me shpejtësi, mbi 2 500 viktima në Kongo
  • 18:09“Çfarë dështimi”: Bajrami kritikon Ministrinë për tekstet shkollore
  • 17:58Verdikti për krerët e UÇK, Tahiri: Mundësi e mirë që partitë politike ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President
  • 17:35Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë
  • 17:13Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje