Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Janë disa formula për formim të institucioneve, s’ka arsye për përsëritje të zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos2 korrik 2026 në 22:03
Hamza: Janë disa formula për formim të institucioneve, s’ka arsye për përsëritje të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendi duhet të krijojë sa më shpejt institucionet e reja dhe se nuk sheh asnjë arsye për përsëritjen e zgjedhjeve.

Hamza tha se ekzistojnë disa mundësi për formimin e institucioneve, ndërsa theksoi se rezultati zgjedhor është pranuar nga të gjitha subjektet politike.

“Unë dua të besoj që vendi do të ketë institucione. Nuk ka asnjë arsye që të ripërsëriten zgjedhjet. Ka më shumë se një formulë për krijimin e institucioneve. Rezultati është ky që është, zgjedhjet dhe rezultatin zgjedhor e kemi pranuar të gjithë, pavarësisht që gara nuk ishte e drejtë. Janë të faktuara këto dhe ne e kemi kontestuar procesin zgjedhor. Ulëset janë këto që janë”, deklaroi Hamza në Rubikon. Ai tha se gjatë procesit zgjedhor ka pasur vota “të çuditshme” dhe të vështira për t’u shpjeguar.

“Ka vota të çuditshme edhe vështirë të shpjegueshme, por është çështje e atyre partive politike. Unë e di që kanë qenë pesë ankesa në PZAP, por që të gjitha janë refuzuar . Sa i përket kandidatëve brenda Partisë Demokratike të Kosovës, unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, çdo kandidat që konsideroj që i është cenuar vota me shfrytëzu të drejtën e ankesës”, tha Hamza.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:51Nasim Haradinaj reagon ndaj lajmit maqedonas për deklaratat e tij: Me këtë ndihmën e tyre, po na bëhet më e lehtë të kuptojmë kush kujt po i bën shërbim
  • 23:27Policia arreston në Ferizaj një person të kërkuar nga INTERPOL-i
  • 23:26Po digjen malet e Prishtinës, ky është apeli i Komunës
  • 22:57​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
  • 22:56Behrami akuzon VV-në për vonesat në Kuvend: Herën e fundit e konstituuan me urgjencë bashkë me Listën Serbe