Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka komentuar deklaratat e ish-presidentes Vjosa Osmani në intervistën e saj të fundit duke thënë se ato kanë ndryshuar me kalimin e kohës dhe pozitës së saj institucionale.
Në Debat Plus, Haliti tha se asnjë parti politike nuk e preferon opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se aktualisht nuk ekziston vullnet i deklaruar.
I pyetur për deklaratën e Osmanit, ku ajo kishte thënë se “sa më shumë i afrohesha numrit të nevojshëm të votave, aq më shumë ma rrisnin pragun”.
Haliti u shpreh se një pretendim i tillë nuk qëndron, duke theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy raundet e para, ndërsa nuk është arritur një numër i tillë.
