Komentatori politik, Halil Matoshi komentoi zhvillimet e fundit politike dhe funksionimin e demokracisë në vend.Matoshi tha se demokracia kërkon balancë shoqërore dhe institucionale mes partive politike, ndërsa sipas tij, kryeministri Albin Kurti po synon të përqendrojë kontroll mbi të gjitha institucionet.
Ai u shpreh se në një sistem demokratik nuk mund të ketë “pushtet total” dhe se, sipas tij, zgjidhja duhet të vijë vetëm përmes vullnetit qytetar, duke përfshirë edhe diasporën në proceset zgjedhore.
