Anëtari i partisë Guxo, Halil Geci tha se nuk ka kërcënuar dhe nuk ka nxitur dhunë, pasi e përshkroi si “ tradhti ” dekretin e presidentes Vjosa Osmani të premten për ta shpërndarë Kuvendin dhe tha se ajo “ do të pushkatohej ” në Turqi për këtë.

Presidenca u kërkoi organeve kompetente të rendit dhe të drejtësisë që “ të merren urgjentisht me këto raste dhe ta trajtojnë në përputhje me ligjin ”.

Pas këtij reagimi të Presidencës, Geci e ka korrigjuar pak postimin e tij në Facebook, duke ia hequr fjalinë me “ pushkatim ”.