Komentatori politik Ilir Deda, në Politiko reagoi ashpër ndaj partive politike në vend, duke i akuzuar ato për promovim të personave të përfshirë në keqpërdorime zgjedhore dhe për degradim të mëtejshëm të politikës.
Deda tha se partitë që fusin në lista zgjedhore persona të akuzuar për manipulim të votës apo me aktakuza, po dërgojnë mesazh se janë mbi shtetin dhe ligjin.
“Kur ti e ke në listë e kap e promovon një keqpërdorues të votës, e mos të flas për të tjerët që kanë aktakuza, ti nuk je për shtet. Ti po tregon se je më i fortë se shteti dhe rregulli yt ligjor”, deklaroi ai.
Sipas tij, një qasje e tillë bie ndesh edhe me pretendimet për standarde demokratike dhe etikë politike.
