Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka folur si rrallë herë për mungesën e babait pas përballjes në Dhomat e Specializuara të Hagës, atje ku po gjykohet tash e pesë vjet.
Thaçi gjatë pothuajse tërë rrëfimit shprehu bindjen e tij të thellë për lirimin e babait dhe fitoren edhe të kësaj beteje për Ushtrinë Çlirimitare të Kosovës.
Megjithatë, i njëjti theksoi vështirësit e këtij procesi për të dhe familjen e tij.
Thaçi tha se çdo ditë e imagjinon dhe e pret kthimin e Hashim Thaçit në vend.
“Sa herë që bie me flejtë, saherë që zgjohem në mëngjes, çdo ditë [e imagjinoj kthimin e tij], si një heroi që kthehet në tokën e tij në shtetin që e ka shpallur të pavarur dhe sovran”.
“I kisha thënë hajde babë, shkojmë në Drenicë ta takojmë nënën që e ka marr malli shumë për ty, t’i takojmë të gjithë ata bashkëfshatarë që ke kalu vite me ta. Të shkojmë në vendin ku ti je rritë, je zhvillu dhe dalim për ecje në malet e Drenicës atje ku ka zhvillu edhe aktivitetin e tij të UÇK-së”, tha ai.