Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hajdari: UÇK-ja në ballë të betejës së re: Dikur për liri, sot për prosperitet

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 22:27
Hajdari: UÇK-ja në ballë të betejës së re: Dikur për liri, sot për prosperitet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka zhvilluar një takim të veçantë me veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, ku theksoi se Drenasi nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa e pasur në themel sakrificën e UÇK-së.

“Drenasi i ka dhënë aq shumë Kosovës, saqë kushdo që mendon për të ardhmen e kësaj komune, duhet domosdo t’i ketë parasysh kategoritë e dala nga lufta. Zemra më bëhet mal kur e shoh që thirrjes sonë për ta bërë Drenasin më mirë me PDK-në, iu përgjigjën njerëzit që i bashkon një gjë: UÇK-ja e lavdishme, lufta dhe sakrifica”, tha Hajdari.

Ai shtoi se veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve mbeten shembulli më i pastër i patriotizmit, duke kërkuar gjithmonë më shumë për vendin sesa për veten. “Ju faleminderit për shërbimin, ashtu siç SHBA-të u përgjigjen çlirimtarëve të vet. Amaneti i dëshmorëve do të realizohet duke ju bërë të ndiheni krenarë në Drenasin tuaj e tonin”, u shpreh kandidati i PDK-së.

Hajdari e përmbylli me mesazhin se patriotizmi i sotëm është që sakrifica e djeshme të kthehet në dinjitet, zhvillim e prosperitet për qytetarët.

Petrit Hajdari

POSTIMI:

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil