Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hajdari i PDK-së: Kurti është frikacaku më i madh politik në histori të Kosovës, po i dridhet toka nën këmbë

GD
Gazeta Demos3 korrik 2025 në 10:31
Hajdari i PDK-së: Kurti është frikacaku më i madh politik në histori të Kosovës, po i dridhet toka nën këmbë

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili mbrëmë ka thënë se zyrtarët e PDK-së vizitat e tyre ne Hagë të Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli i bëjnë për të marrë instruksione politike.

Ai ka thënë se kryetari i VV-së gjithmonë ka qenë i çorientuar, frikacak dhe shpifës, teksa në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se PDK-ja e ka vetëm një kryetar.

“I çorientuar, i frikësuar e shpifës si gjithmonë. Albin Kurti, frikacaku më i madh politik në historinë e Kosovës, nuk guxon të japë as intervista e aq më pak të marrë pjesë në debate. Kur me njëmijë zore ia del ta thotë një fjalë në publik, shpif si gjithmonë. Ndaj kujt? Ndaj atyre që ua ka frikën. Ndaj PDK-së. E di që do ta fundosim prandaj çirret”, ka shkruar ai, duke shtuar se PDK-ja është krenare me Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka vetëm një kryetar. Po, themeluesit i ka në Hagë. Paskajshmërisht më dinjitozë e më të guximshëm se Kurti. Megjithatë, kryetari i PDK-së është i zgjedhur nga organet e Partisë Demokratike. S’kemi nevojë për vlerësimin e Kurtit. As për reformim, as për raportet e PDK-së me shtetin. Kur të vlerëson Kurti, duhet të reflektosh. Kur të shan, je në rrugën e duhur. Frikacakut po i dridhet toka nën këmbë. Çlirohu, se nuk të shërojmë dot!”, ka shkruar ai.

Më shumë nga Lajme

  • 15:34Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
  • 15:25Presidentja e re arrin për inaugurim, pritet nga Albulena Haxhiu
  • 15:14PDK falënderon protestuesit: Kërkon hetim të rasteve të dhunës nga policia
  • 15:13Bashkësia Islame uron Justina Shiroka-Pulën, Tërnava: Zoti ju dhëntë forcë e urtësi
  • 14:58Ceremonia për shefen e re, Kurti e Osmani nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit