Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve, simpatizantëve dhe aktivistëve për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë fushatës elektorale, e cila, siç tha ai, u shndërrua në shembull bashkëpunimi dhe energjie qytetare.
“Bashkë kemi bërë një fushatë model që kulmoi me një tubim masiv përtej çdo parashikimi. Çastet e kaluara me ju, në diskutime e në shpjegim të programit tonë, kanë qenë kënaqësi e papërshkrueshme për mua,” u shpreh Hajdari.
Ai theksoi se me 12 tetor, qytetarët do t’i japin fund pritjes për qeverisje të drejtë e efikase. “Drenasi ynë, Drenasi i së ardhmes, është vetëm një ditë larg qeverisjes që i duhet, asaj që e meriton. Nuk ju premtoj, por ju garantoj, që Drenasi që do ta udhëheq bashkë me ju, do të jetë qytet krenar,” shtoi ai.
