Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar për situatën me të cilën po ballafaqohen punëtorët e RTK-së dhe grevën të cilët ata e mbajtën sot për dy orë.
Ai deklaroi se solidarizohet me ata, dhe njëkohësisht e ka publikuar edhe përgjigjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, rreth mjeteve financiare për pagat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.
Gutierrez tha se Kurti e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend t’i transferojë paratë e nevojshme në RTK, njëjtë siç kishte refuzuar ta bëntë në muajin gusht.
