Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Guerot për ngërçin politik: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën

GD
Gazeta Demos25 korrik 2025 në 15:32
Guerot për ngërçin politik: Bllokimi aktual po dëmton Kosovën

Ambasadorët e shteteve perëndimore të akredituar në Kosovë, morën pjesë sot në seancën konstituive të Kuvendit – që sërish nuk prodhoi rezultat.

Në mesin e tyre ishte edhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, i cili përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur shqetësimin për ngërçin politik në vend.

“Së bashku me ambasadorë të tjerë, mora pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. Bllokimi aktual po dëmton Kosovën”, shkroi ai.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve politike që të veprojnë sa më parë, për shkak se afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon të shtunën.

Reagime të ngjashme kanë ardhur edhe nga ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ai i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, si dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

Të gjithë kërkuan zgjidhje urgjente dhe reflektim institucional para se situata të hyjë në një fazë të paparashikueshme.

Më shumë nga Lajme

  • 08:05Haradinaj: Rreth 700 milionë dollarë u shfrytëzuan kundër Thaçit dhe të tjerëve
  • 08:04Termokos nis sot sezonin e ngrohjes për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë
  • 07:40Sot mblidhet Kuvendi, këto janë pikat që do të shqyrtohen në seancë
  • 07:38KEDS njofton: Këto vende do të mbesin pa rrymë
  • 07:24Diell dhe vranësira, parashikimi i motit