Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Guerot: Kushtetuesja është institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju këtu

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 13:18
Guerot: Kushtetuesja është institucion i respektueshëm jashtë Kosovës, respektojeni edhe ju këtu

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është institucion i respektueshëm jashtë shtetit, dhe si e tillë duhet t’i respektohen vendimet edhe brenda shtetit.

Kushtetuesja e ka pezulluar punën e Kuvendit deri në një vendim mbi kërkesën e Listës Serbe për çështjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb. Kuvendi s’e ka zgjedhur nënkryetarin serb, por kryeparlamentari Dimal Basha e ka shpallur të konstituuar Kuvendin.

I pyetur për qëndrimet e pushtetit të deritashëm në këtë çështje, Guerot ka thënë se nuk dëshiron të komentojë pasi çështja është në Kushtetuese.

“Por dua të them se Kushtetuesja është institucion shumë i respektueshëm jashtë Kosovës. Ajo është pranuar si anëtare e plotë e Asociacionit Evropian të Gjykatave Kushtetueses, si dhe asaj frankofone. Për shkak se respektohet jashtë shtetit, mendoj se duhet të respektohet edhe në Kosovë. Prandaj do të përmbahem nga komentet se çka mund të thonë të tjerët, por do të këshilloja institucionet që të vazhdojnë të respektojnë pavarësinë e gjykatës. Është ndër shtyllat e Republikës së Kosovës dhe e ka përkrahjen tonë të plotë”, ka thënë ai pas debatit për “dezinformimin dhe lajmet e rreme në fushatat zgjedhore” të organizuar nga Qendra Mediale në Çagllavicë.

Duke iu referuar ngërçit politik dhe mosformimit të plotë të institucioneve, Guerot ka thënë se “është fatkeqësi që jemi në këtë situatë”, duke deklaruar se përveç Kosovës, edhe Franca është në një gjendje të njëjtë sa i përket Qeverisë.

“Edhe ne kemi një kryeministër, por nuk kemi qeveri të plotë”, ka thënë ai. “Nuk është situatë e mirë për asnjë vend e as për Kosovën. Agjencia franceze për Zhvillim ka zhvilluar disa projekte për Kosovën”.

Tutje ka thënë se bashkëpunimin e kanë nisur me kryeministrin Albin Kurti për këto projekte porse janë të gatshëm t’i vazhdojnë me cilëndo qeveri që vjen.

Më shumë nga Lajme

  • 15:28Andin Hoti: Beteja juridike dhe diplomatike për mbrojtjen e luftës së UÇK-së vazhdon
  • 15:26Inspektime kundër piraterisë – MINT njofton për kontrolle në Prishtinë e Gjilan
  • 15:22“Liria Ka Emër” organizon marshin “Jo në emrin tim”, më 1 tetor
  • 15:11Bekim Jashari nderon Fehmi Lladrovcin: Nga rënia e familjes sime, gjithnjë e më pak mendonte për fatin e tij
  • 15:09"E ngacmonim, Xheva është shënjestare më e mirë se ti", Buja ndanë kutjime me Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Ma qepi një gjoksore për karikatorë