Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati për letrën e Kurtit: Unë po dyshoj se hiç nuk ka shkuar në dorën e Trendafilovës

GD
Gazeta Demos6 nëntor 2025 në 08:57
Gucati për letrën e Kurtit: Unë po dyshoj se hiç nuk ka shkuar në dorën e Trendafilovës

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se nuk beson që letra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është pranuar nga Ekaterina Trendafilova, kryetarja e Gjykatës Speciale.

Ai ka deklaruar se nga Qeveria në detyrë duhet të dalin me një dokument dhe të tregojnë se Trendafilova e ka pranuar letrën.

“Unë për këtë letër nuk e di nëse Trendafilova e ka pranuar së pari letrën, apo ka kthyer ndonjë përgjigje për këtë letër. Ku të besoj se e ka dërguar apo protokolluar atë letër në Gjykatën Speciale, kush e ka protokolluar atë letër te Trendafilova, kush e ka protokolluar atë letër, kush e ka pranuar, a ka një nënshkrim apo a ka edhe një nënshkrim se ajo letër është protokolluar”.

“Unë po dyshoj se fare nuk ka shkuar hiç kjo letër në dorën e Trendafilovës. Ajo letër duhet të protokollohet. A ka protokoll se letra është pranuar nga Specialja? Kabineti i tij duhet të publikojë dokumentacionin se në Gjykatën Speciale është pranuar ky dokumentacion”, ka thënë Gucati në Klan Kosova.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, dje e ka Albin Kurti publikuar pas tri vjetësh letrën të cilën thotë se ia ka dërguar drejtpërdrejt kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilovës për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë tash e pesë vjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shpjegoi se letrën po e bën publike pasi, siç thotë ai, beson se është e drejtë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe ta mbrojnë në liri luftën e drejtë çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, ai thotë se kërkesat e paraqitura nuk morën zgjidhje.

Albin KurtiHysni Gucati

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil