Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gucati: Më kërcënoi, por familjen e tij e fal, drejtësinë e lashë të vendosë

GD
Gazeta Demos24 korrik 2026 në 15:47
Gucati: Më kërcënoi, por familjen e tij e fal, drejtësinë e lashë të vendosë

Në një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Gucati ka treguar se familjarët e personit të dënuar i kanë kërkuar falje dhe, sipas tij, janë distancuar nga veprimi i tij.

Unë e kam falur familjen e tij dhe djemtë e tij. Ata janë sjellë aq mirë me mua sa nuk kam besuar që do të silleshin kështu. Personi e ka marrë dënimin e merituar dhe unë ia kam lënë drejtësisë dhe gjykatës”, ka deklaruar Gucati.

Ai ka thënë se edhe para vendimit gjyqësor kishte deklaruar se do ta pranonte çdo vendim të drejtësisë.

Me personin nuk kam asgjë. Ai është i dënuar me katër muaj dhe unë nuk kam asgjë me të”, është shprehur Gucati.

Duke folur për rastin, Gucati ka thënë se kërcënimi ndaj tij kishte ardhur pas disa komenteve dhe fyerjeve në rrjetet sociale, duke pretenduar se personi në fjalë e kishte kërcënuar edhe me vrasje.

Ne jemi prej gjakut edhe prej mishit që thotë populli çdo njeri i humb durimi edhe mua më humbi durimi, duke parë fyerjet e tij që mi bëri kanë fyer edhe të tjerët por ky e teproi se ky më ka shkuar disa herë në Facebookun tim, jo njëherë”, ka thënë ai.

Gucati ka treguar se familjarët e të dënuarit kanë qenë të pranishëm në seancat gjyqësore dhe i kanë kërkuar falje për veprimin e tij.

Ai ka shtuar se i vjen keq për familjen e personit të dënuar, duke thënë se ata janë ndjerë keq pas veprimit të tij.

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 19:02Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit
  • 19:01Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
  • 18:51Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, 6 persona të lënduar