Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së, është shprehur i befasur për faktin që protestat e thirrura në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë nuk po gjejnë mbështetje nga kryeministri në detyrë Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Momentin e ka Albin Kurti apo partia e tij me na mbështetë, e me na perkrahë, mirëpo nuk po don. Mua me ka befasu Albin Kurti sepse ata burra që janë të burgosur janë qytetarë të Kosovës. Nuk janë qytetarë as Amerikan as Francez, por janë shqiptar të Kosovës, janë qytetarë të këtij vendi. Abin Kurti është kryeminister i qytetarëve të Kosoves nuk duhet të bëjë dallime në politikë”.
“Ky është kryeministër i shtetit, nuk është kryeministër i një partie, kështu që mua më befason pse nuk del me na përkrah neve haptaz, sic dul edhe Presidentja hapur dy herë, Vjosa Osmani, edhe për protestën në Prishtinë ka dalë Vjosa Osmani, por edhe protestën në Tiranë që e patëm dul Vjosa Osmani ku tha kanë të drejtë Shoqatat e Luftës të protestojnë në menyrën më të mirë të mundshmë paqësore, me i kërku të drejtat e veta, me kundërshtu një Gjykatë, me kundërshtu një punë të keqe. Edhe ky duhet me dal vetë me na mbeshtetë sepse protestat janë të lejueshmë, me komnventa nderkombëtare ti ki drejtë me protestu, e mua më befason ky njeri”, tha Gucati për GazetaBlic .
