Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se për më shumë se dy dekada nuk është miratuar një ligj për vlerat e veteranëve, ndërsa ka sqaruar se ligji që u mundëson veteranëve të punojnë nuk është miratuar nga qeveria aktuale, por në vitin 2018.
Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për moszbatim të këtij ligji dhe për përvetësim politik të një vendimi që, sipas tij, nuk i takon qeverisë aktuale.
’’Qe 26 vite nuk kemi ligj mbi vlerat e veteranëve, këtë ligjin që të punojnë veteranët nuk e ka bërë Albini kjo është miratuar në vitit 2018.Albini vetëm është dashur ta kryejë këtë punë por nuk e ka kryer e tash gënjen thotë e kam bërë unë, kjo ka kaluar në vitin 2018 nuk është e albinit ai mundohet t a bëjë për vete se po rren se është shumë mashtrues i madh dhe vetëm gënjen e mashtron’’, tha i pari i OVL-UÇK.
