Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇ), deklaroi se Dritan Goxhaj nuk është anëtar i kësaj organizate.
“Jo, më së pari Dritan Goxhaj s’është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës. Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pikë”, u shpreh ai.
Sa i përket se a është ushtar a jo, Gucati u shpreh se nuk është.
“S’është, s’është”, tha ai.
