Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda: Prishja mes Kurtit e Osmanit për pushtet, jo për interesa të qytetarëve

GD
Gazeta Demos6 maj 2026 në 22:54
Gruda: Prishja mes Kurtit e Osmanit për pushtet, jo për interesa të qytetarëve

Përparim Gruda i PDK-së ka komentuar raportet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se përplasja mes tyre nuk buron nga problemet e qytetarëve.

Në një paraqitje në “Debat Plus”, Gruda tha se Kurti dhe Osmani nuk janë ndarë politikisht për çështje si pagat, çmimi i energjisë, Asociacioni apo sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Sipas tij, tensionet mes tyre kanë nisur në momentin kur është vënë në pikëpyetje ndarja e pushtetit.

“Ka rëndësi të thuhet, se Vjosa Osmani dhe Albin Kurtit nuk janë prishur sepse nuk janë rritur rrogat, nuk janë prishur sepse nuk është liruar çmimi i energjisë elektrike, nuk janë prishur kur ka ardhur drafti më i keq i Asociacionit, nuk janë prishur kur jemi vendosur në sanksione nga BE-ja. Janë prishur në një moment kur ka ardhur çështja e karriges e pushtetit, njëri e do Albin Kurti krejt pushtetin edhe atë për vete edhe Vjosa Osmani e do edhe një mandat. Pra qytetarët duhet ta dijnë që prishja midis tyre dhe garimi i tyre kundër njëri tjetrit nuk është për asnjë interes të qytetarëve është thjesht dhe vetëm për arsye të pushtetit”, ka deklaruar ai

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 07:39KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:34Diell e vranësira, ky është parashikimi i motit
  • 23:22Diplomati, Vigan Berisha, zyrtarisht Konsull i parë i Përgjithshëm i Kosovës në Cyrih
  • 23:18Parashikimi i motit për të mërkurën
  • 23:17Çerkini: Aktgjykimi i Speciales ngre pikëpyetje juridike e kushtetuese