Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gruda për bashkëpunim me VV-në: Koalicioni i pamundur nëse vazhdon refuzimi i gazit amerikan

GD
Gazeta Demos11 qershor 2026 në 08:56
Gruda për bashkëpunim me VV-në: Koalicioni i pamundur nëse vazhdon refuzimi i gazit amerikan

Kandidati për deputet i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj asnjë subjekti politik kur bëhet fjalë për marrëveshje politike, por ka theksuar se qëndrimi ndaj gazit amerikan mund të jetë përcaktues për çdo bashkëpunim të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në emisionin Debat Plus, Gruda tha se PDK nuk e përjashton asnjë parti nga negociatat politike, megjithëse dallimet me Vetëvendosjen mbeten të mëdha në shumë çështje.

Sipas tij, refuzimi i gazit amerikan nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përbën një rrezik kombëtar dhe duhet të konsiderohet si vijë e kuqe në çdo skenar të mundshëm qeverisës.

Ne nuk kemi vija të kuqe me askënd për asnjë lloj marrëveshje. Ne kemi shumë dallime në plot çështje me Vetëvendosjen. Por refuzimi i fundit që i ka ndodhur gazit amerikan, nëse ky qëndrim bëhet, mendoj se është rrezik kombëtar për Kosovën nëse ne i bëjmë të mundur Albin Kurtit qeverisjen në Kosovë. Unë sa shoh, Kurti e ka bindje të palëkundur që refuzon gazin amerikan”, deklaroi Gruda.

Ai shtoi se në rast se vazhdon një qasje e tillë ndaj projektit të gazit amerikan, atëherë një koalicion me Vetëvendosjen do të ishte shumë i vështirë.

“Nëse bëhet fjalë për një qeveri që e refuzon gazin amerikan, që ka ende tendenca të tilla për ta mbajtur Kosovën të varfër, unë mendoj që është një koalicion i pamundur, por nuk e përjashtoj si negocim”, ka thënë tutje Gruda.

Sipas tij, kjo çështje nuk lidhet vetëm me aspektin ekonomik, por prek drejtpërdrejt orientimin strategjik të Kosovës dhe raportet e saj me partnerët ndërkombëtarë.

Më shumë nga Lajme

  • 18:51Zhvillimet në LDK, vjen reagimi i Ahmetit
  • 18:43"Abdixhiku tregoi dyfytyrës", Ymeri: Në kat të tretë tha 'Jo,' për dorëzim të mandatit, në kat t'parë tha 'dorëzoni mandatin
  • 18:41Ky ishte veprimi i Kurtit pas takimit me Abdixhikun
  • 18:38A po shko vendi drejt zgjedhjeve, flet Abdixhiku
  • 18:28Abdixhiku deklarohet pas takimi me Kurtin, ja se çka tha