Deputeti i PDK-së, Perparim Gruda, ka reaguar ndaj kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke theksuar se ky i fundit pranoi një të vërtetë nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale .

Gruda shtoi se, megjithatë, Dehari nuk kishte guxim ta lexonte aktgjykimin deri në fund, duke injoruar paragrafin 187 që thekson se konstituimi i Kuvendit duhet të udhëhiqet në përputhje me praktikat e deritanishme, ku votimi i hapur ka qenë gjithmonë rregull.

Sipas Grudës, propozimi për Komisionin e votimit të fshehtë është një shkelje e drejtpërdrejtë e aktgjykimit kushtetues.