Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar nga Kuvendi se Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara parasheh disa ndryshime që, sipas tij, janë të rëndësishme.
“Ligji parashikon disa ndryshime që mendojmë se janë të rëndësishme. E para, mundësinë që Kuvendi të kontraktojë organizata ndërkombëtare, universitete dhe institute për të mbikëqyrur punën e Dhomave të Specializuara, përkatësisht të Apelit”, ka deklaruar Gruda nga foltorja
Ai ka theksuar rëndësinë e transparencës në funksionimin e institucioneve demokratike.

