Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, në emisionin “Tempus” në T7, ka kritikuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin shtesë prej 34 ditësh, duke vlerësuar se ky vendim është ndikuar nga konsiderata politike dhe ka tentuar të krijojë një balancë në rrethana konkrete.
Ai theksoi se dhënia e këtij afati për Lëvizjen Vetëvendosje është bërë në mënyrë të gabuar.
“Gjykata Kushtetuese për mua i ka dhënë në mënyrë të gabuar afat shtesë LVV prej 34 ditësh”, theksoi Gruda.
