Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tregoi arsyen kryesore pse e votuan Dimal Bashën për kryeparlamentar, e që tha se kishte të bënte me premtimin publik të dhënë nga PDK se do ta votonin dikë që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti.
Ai tha se votimi i sotëm është ndër më të vështirët për PDK-në.
“E kuptoj shqetësimin që kanë njerëzit për votimin e kryetarit Basha. Nuk është votim që më bën mua të lumtur ose dikë në PDK, as se kemi bërë me ndonjë kënaqësi. Ndoshta është nga votimet më të vështira që e kemi bë në PDK”, tha Gruda në Pressing.
“Votimi ka ardhë se na kemi dhënë premtim publik që do ta votojmë kandidatin që nuk ka qenë minsitër në Qeverinë Kurti, premtimin e kemi dhënë para 4 muajsh. Kur erdhi dita me u testu, kemi thënë e mbajmë fjalën”, tha Gruda.
