Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Grenell: Turp për Osmanin, manipuloi fjalët e Trumpit

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 15:42
Grenell: Turp për Osmanin, manipuloi fjalët e Trumpit

Emisari i Shteteve të Bashkuara për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka reaguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për “manipulim të fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump, pas deklaratës së saj për “informacione të besueshme” se presidenti Trump, ka parandaluar një sulm të Serbisë në Kosovë.

“Turp për Osmanin që manipulon fjalët e presidentit Trump”, ka shkruar ai në platformën “X” të dielën, duke rikujtuar se presidenti Trump ishte nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për angazhimin e tij në normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

“Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur ka ndodhur diçka e re është absurde,” ka shtuar ish-emisari i presidentit Trump për dialogun Prishtinë-Beograd.

Presidenti Trump ka përmendur Kosovën e Serbinë si shembuj ilustrues të aftësisë së tij për zgjidhjen e konflikteve. Ai ka deklaruar së fundmi se kishte parandaluar një sulm potencial të Serbisë ndaj Kosovës, ndërsa para kësaj ishte zotuar se do t’i korrigjonte gabimet e paraardhësit i tij, Joe Biden, në procesin e negociatave Kosovë-Serbi.

Ndryshe, deklaratat e fundit të presidentit Trump dhe presidentes Osmani kanë ngjallur reagime, por edhe paqartësi. Ajo që mungon janë detajet konkrete – përfshirë kohën kur, sipas tyre, mund të kishte ndodhur një përshkallëzim i tillë i situatës.

Më shumë nga Lajme

  • 20:46Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?
  • 20:36"A je ti i Ukshinit a i Vuçiqit?", Andin Hoti flet për komentet e linçimet online: As serbi nuk e bën një gjë të tillë
  • 20:07IPK-ja rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicë të Veriut
  • 20:06Nesër pa kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë
  • 20:01Totaj: Qeveria po i paralizon komunat, mbi 360 milionë euro u janë marrë që nga viti 2022