“Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka realizuar sot një aksion të suksesshëm, gjatë të cilit janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. “Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm”.

Organi i akuzës thekson se “lufta kundër narkotikëve mbetet prioritet i institucioneve të drejtësisë”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.