Bekë Berisha, deputet i Aleancës ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Berisha tha se, katërshja e UÇK-së në Hagë u dënua nga deklarata e kryeministrit Albin Kurti.

“Me sa e kam kuptuar unë këtë proces, nuk u gjet asgjë për t’i dënuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Në fund, u gjet Behajdin Allaqi.”
“Behajdin Allaqin e ka përmendur Albin Kurti në foltoren e Kuvendit, pastaj edhe Liburn Aliu. Liburn Aliu nuk e përmendi më, por Albin Kurti e përmendi përsëri. Ky nuk është dëshmitar okular, por e ka përmendur vetëm për të ardhur në pushtet dhe për t’i etiketuar oponentët politikë. Në fund, ata njerëz (ish-krerët e UÇK-së në Hagë) u dënuan me deklaratën e Albin Kurtit”, tha Bekë Berisha për Blic Interview.
VIDEO - https://www.facebook.com/reel/1145922047961337