Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

GLPS: Shkarkimi i Kelmendit përbën shkelje ligjore

GD
Gazeta Demos20 nëntor 2025 në 14:26
GLPS: Shkarkimi i Kelmendit përbën shkelje ligjore

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur shqetësim mbi zhvillimet në takimet e sotëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) pas shkarkimit të U.d Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

GLPS konsideron se vendimet për shkarkimin e tij dhe caktimi në këtë pozitë i prokurorit Agron Qalajt, janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për KPK-në dhe Rregulloren për Organizimin dhe Veprimtarinë e KPK-së.

“Konkretisht, dispozitat ligjore përcaktojnë qartë se mbledhjet e KPK-së mund të zhvillohen dhe të marrin vendime vetëm nëse sigurohet kuorumi i nevojshëm, ndërsa se rendi i ditës dhe vendimet duhet të merren me shumicë votash. Mosrespektimi i këtyre dispozitave e bën të pavlefshëm çdo vendim të marrë në kundërshtim me procedurat e detyrueshme ligjore”.

“Në rastin konkret, vendimet janë miratuar pa procedurën formale të votimit të rendit të ditës, pa u siguruar kuorumi i kërkuar nga ligji dhe pa numër të nevojshëm të votave për vendimmarrje, duke cenuar kështu parimin e ligjshmërisë dhe transparencës së punës së KPK-së. Për pasojë, këto vendime nuk prodhojnë asnjë efekt juridik dhe nuk mund të konsiderohen të vlefshme apo të zbatueshme në asnjë instancë institucionale”.

Përtej aspektit juridik, GLPs thekson më tej se ky ky rast nxjerr në pah edhe njëherë gjendjen e brishtë të qeverisjes së brendshme të KPK-së, si dhe nevojën urgjente për reforma thelbësore në funksionimin e sistemit prokurorial në Kosovë. Praktika të tilla jo vetëm minojnë integritetin institucional, por rrezikojnë edhe besimin publik në pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë në tërësi.

“Kjo situatë dëshmon qartë domosdoshmërine e ndërhyrjeve strukturore për të siguruar një Këshill funksional, të përgjegjshëm dhe të mbështetur në procedura të pakontestueshme ligjore”.

“Për fund, GLPS në asnjë mënyrë nuk konteston kompetencën e KPK-së për të marrë vendime sa i përket caktimit dhe shkarkimit të UD Kryeprokurorit të Shtetit, por rithekson se kjo vendimmarrje duhet të bëhet konform dispozitave ligjore dhe rregullave mbi kuorumin për mbajtjen e mbledhjeve dhe votimit”, thuhet në reagim.

GLPS

Më shumë nga Lajme

  • 23:40E konfirmon familja: Babë e bir dhe nipi vdiqën në vetaksident në Gjermani
  • 23:29Shqipëri: E pa konfliktin mes djalit dhe një personi tjetër, 69-vjeçari pëson arrest kardiak
  • 23:08Moti për të premten
  • 22:40Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
  • 22:36Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme