Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykimi për vrasjen e para dy vitesh në Podujevë, administrohen video-incizimet e ditës kritike

GD
Gazeta Demos1 shtator 2025 në 18:30
Gjykimi për vrasjen e para dy vitesh në Podujevë, administrohen video-incizimet e ditës kritike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për dërgimin e raportit analitik në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë në rastin ndaj të akuzuarit Arsim Syla, i cili ngarkohet për vrasjen e V.B., në “Interex”. Në seancë u bë administrimi i video-incizimeve të ditës kritike.

Në këtë rast, Arsim Syla akuzohet për vrasjen e V.B., më 2023 në “Interex” në Podujevë, në bashkëkryerje me djalin e tij të mitur L.S., raporton “Betimi për Drejtësi”

Fillimisht, në këtë seancë është bërë shikimi i video-incizimeve të ditës kritike, të cilat i ka prezantuar Prokuroria.

Prokurorja Dulina Hamiti gjatë seancës ka bërë komentimin e video-incizimeve, ku Prokuroria pretendon se tani i akuzuari Syla së bashku me djalin e tij të mitur L.S., kishin lëvizur atë ditë.

Lidhur me përshkrimin e pamjeve nga video-incizimet, vërejtje ka paraqitur përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Nasuf Hasani, i cili theksoi se renditja që u prezantua është pa asnjë kuptim, duke kërkuar nga gjykata që me rastin e administrimit të këtyre provave të merren në konsideratë të gjitha pamjet sipas renditjes.

Në këtë seancë, trupi gjykues aprovoi kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Syla, avokatit Besnik Berisha që në ekran të paraqiten fotografitë nga raporti analitik, ku Prokuroria pretendon se në veturë është i mituri L.S.

Lidhur me këtë, prokurorja Hamiti deklaroi se qëndron pranë raportit analitik, ndërsa avokati Berisha propozoi që të sigurohet ekspertizë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

“Kërkoj që të sigurohet ekspertizë nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë – Divizioni i Imazheve Digjitale të Videos dhe Audios, ku objekt ekspertimi do të jetë fotografia e paraqitur në raportin analitik faqe 60, ku pretendohet se në veturë bashkë me Arsim Sylën nga vendi i ngjarjes dyshohet se është larguar i mituri L.S”, tha Berisha.

Po ashtu, edhe avokati Hasani kërkoi që këtij ekspertimi t’i bashkohen edhe fotografitë nga raporti analitik nga faqe 60 deri në 62, si dhe qartësimi i video-incizimit.

Më pas, trupi gjykues mori aktvendim me të cilin e miratoi propozimet e avokatëve Berisha dhe Hasani. Ndërsa, pas këtij aprovimi, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatime Dermaku e ndërpreu seancën.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 mars 2024, kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarit Arsim Syla, pasi që i njëjti me qëllim të hakmarrjes, për shkak të një konflikti që kishte pasur më herët, gjatë vitit 2022, me tani të ndjerin V.B dhe Sh.R, i pandehuri kishte porositur djalin e tij të mitur L.S, që ta privojë nga jeta tani të ndjerin V.B.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se më 11 shtator 2023 i pandehuri Syla me djalin e tij të mitur L.S, kishin shkuar në kafiterinë e marketit ‘Interex’ në Podujevë, ku rreth orës 12:19, kishin vërejtur tani të ndjerin V.B, duke hyrë në market bashkë me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën L.S dhe fëmijën e tyre 4 vjeçar.

Sipas aktakuzës i pandehuri Syla me djalin e tij L.S, dalin nga restauranti, ku Syla e orienton të miturin L.S në drejtim të të ndjerit V.B, i cili vihet në ndjekje të tij, ndërsa i pandehuri Syla vazhdon për të dalë nga objekti dhe në momentin kur i ndjeri V.B bashkë me bashkëshorten e tij L.S dhe fëmijën e tij arrijnë tek sektori i produkteve të qumështit, i mituri L.S i afrohet nga mbrapa dhe fillimisht shtie dy herë në drejtim të të ndjerit V.B.

Aty thuhet se i njëjti duke e qëlluar në shpinë dhe qafë, njëra nga predhat e tejshkon trupin e tani të ndjerit V.B dhe e qëllon edhe të dëmtuaren bashkëshorten e tij, L.S, e cila fillimisht kishte filluar të ikë në momentin kur kishte dëgjuar krismën, ndërsa i mituri L.S nga çanta kishte nxjerrë revolen tjetër me të cilën qëllon edhe katër herë në kokën e tani të ndjerit V.B, i cili tanimë ishte i shtrirë në tokë.

Si pasojë e këtyre të shtënave nga arma i zjarrit, V.B, vdes në vendin e ngjarjes ndërsa e dëmtuara L.S, dërgohet në QKUK nga plagët e rënda që ka pësuar menjëherë pas të shtënave.

Kurse, i mituri L.S., me shpejtësi kishte dalur nga ‘Interex’ duke u larguar në këmbë në drejtim të panjohur, kurse i pandehuri Syla ishte ofruar tek vetura e tipit ‘Mercedes E200’, të cilën e kishte parkuar përballë ‘Interex’ dhe kishte shkuar në shtëpinë e tij në fshatin Gllamnik në Podujevë, ku edhe ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ishin gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie me dylbi me leje për mbajtje, me 62 fishekë të pistoletës si dhe 20 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 2 antiplumba.

Me këtë i pandehuri Arsim Syla ngarkohet se në bashkëkryerje me të miturin L.S, kishte kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

gjzkata

Më shumë nga Lajme

  • 23:5513-vjeçari pësoi 20 goditje në tru pas një aksidenti në trampolinë, mjekët e shpëtuan
  • 23:14Vdes ish-futbollisti shqiptar
  • 23:06Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer
  • 23:04Zelensky: Ukraina ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE
  • 23:02Behrami i bindur se Kurti i gatshëm ta dërgojë vendin pafundësisht në zgjedhje: Vetëm qytetarët mund ta ndalin përmbysjen e shtetit