Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

GD
Gazeta Demos2 mars 2026 në 22:41
Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Gjykata Themelore në Ferizaj- Departamenti për të Mitur, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.S., duke e dënuar me dënim unik prej 16 vjet e 6 muaj burgim për sulm seksual ndaj të miturve. Gjykata njofton se aktgjykimi u shpall nga gjykatësi Shabi Idrizi teksa i akuzuari u dënua për dy vepa penale të “Sulmit seksual” në vazhdimësi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për veprën e parë, i akuzuari sipas njoftimit u dënua me 10 vjet burgim, njëjtë edhe për veprën e dytë penale. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik me 16 vjet e 6 muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

“I pandehuri B.S., akuzohet se: në vazhdimësi për periudha qershor – dhjetor të vitit 2024 dhe më datë 1-2 janar 2025 si dhe muajt janar – shkurt të vitit 2025, në kohë të pacaktuara për qëllime seksuale ka prekur duke i sulmuar seksualisht të dëmtuarit e mitur, viktima të ndjeshme të moshave kryesish 12 dhe 13 vjeçar, të gjinisë mashkullore”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se konform nenit 366, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të KPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit e cila do të zgjas deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

ferizaj

Të ngjashme

Policia arreston tre persona në Ferizaj, sekuestrohen drogë dhe armë

Policia arreston tre persona në Ferizaj, sekuestrohen drogë dhe armë

10:57
Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme

Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme

22:36

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë